Një person është arrestuar nën dyshimin për kontrabandim me migrantë, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, rreth orës 01:25 pas mesnatës së djeshme.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se njësitë policore kanë ndalur një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollës në automjet janë hasur njëzet e një (21) migrantë, shtetas të huaj.
Migrantët janë duke u trajtuar nga njësitë përkatëse, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/