Kievi ka thënë se Rusia po e mban Minskun si një “peng bërthamor”, duke iu referuar një njoftimi të presidentit rus Vladimir Putin për vendosjen e armëve taktike bërthamore për aleatin Bjellorusi.
“Kremlini e mori Bjellorusinë si një peng bërthamor”, shkroi në Twitter sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, duke shtuar se masa ishte “një hap drejt destabilizimit të brendshëm të vendit”./FolDrejt/