Me rastin e rrëzimit të një balone kineze, e dyshuar për spiunazh, që u rrëzua nga avionët luftarakë amerikanë mbi Atlantik, Kina njoftoi se “do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, përsëriti se “avioni pa pilot” nuk përbënte kërcënim dhe se ajo hyri aksidentalisht në hapësirën ajrore të SHBA.
Ai përsëriti kritikat e Pekinit për atë që Kina e sheh si një reagim të tepruar nga SHBA dhe rrëzimin e balonës të shtunën e kaluar në brigjet e Karolinës, transmeton Fol Drejt.