Një person është arrestuar pas pengimit që i ka bërë një zyrtari policor teksa ky i fundit ishte duke i shqiptuar një tiketë.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 00:48 të datës 28 shkurt, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, të arrestuarit i është bërë edhe testi i alkoolit dhe po i njëjti ka rezultuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit me 1.43 promila.
Pas vendimit të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/