Futbollisti i Manchester United, Bruno Fernandes, thotë se i është mirënjohes trajnerit Erik ten Hag besimin që i dha atij pas humbjes së tyre të rëndë nga Liverpooli.
Bruno Fernandes pësoi shumë kritika pas humbjes nga rivali më i madh i klubit. Shumë njerëz nuk janë përmbajtur të shprehin mendimin e tyre për portugezin. Nga Gary Neville tek një numër i madh i ish-lojtarëve të United e deri te tifozët.
Chris Sutton tha se Fernandes nuk duhet të jetë kapiten i United, por përgjigja e Ten Haag për të gjithë këta ishte ndryshe. Ten Haag e mbrojti Fernandesin dhe e motivoi për të vazhduar tutje.
“E di që është i lumtur sepse jap maksimumin në stërvitje, në ndeshje dhe për mënyrën se si tregoj emocion dhe pasion. Ai e di shumë mirë që më intereson. Dhe kjo është arsyeja pse ndonjëherë ju bëni gjëra që nuk do t’i bënit. Por unë kurrë nuk do të bëja asgjë që do ta bënte atë të dukej keq, t’i bënte shokët e mi të duken keq ose ndonjë gjë që do të ishte e keqe për ekipin. Ai e di këtë dhe kjo është arsyeja pse ai është në anën time”, tha Fernandes.
“Dhe unë mendoj se kjo është mirë, sepse në këtë mënyrë tregon respekt, tregon se ata do t’ju mbrojnë. Por kjo është arsyeja pse ai ka gjithmonë kërkesat më të larta – është logjike, nëse mbron dikë, dëshiron që ai të përgjigjet”, përfundoi ai, transmeton Fol Drejt.