Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas kërkesës së AAK-së për mocion mosbesimi ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Avdyli, gjatë fjalës së tij në seancë, u është drejtuar deputetëve të kësaj partie duke i pyetur nëse kanë kontaktuar me Vuçiqin apo Radojiçiqin për mocionin, sepse sipas Avdylit pa ta nuk mund ta bëjnë.
“A e keni kontaktuar Listën Serbe dhe shefin e tyre Vuçiqin. Vuçiq e ka ushtrinë në kufi, tanket në kufi. A keni biseduar për t’ia bërë qejfin? Me kë keni kontaktuar, me Vuçiqin apo Radojiçiqin për mocionin sepse pa ta nuk mund ta bëni”.
“Vazhdimisht jeni në koordinim me ta. Për pushtet e rrezikoni shtetin”, është shprehur Avdyli./FolDrejt/