Gjermania do të dërgojë trupat e saj në Australi për herë të parë, si pjesë e stërvitjeve të përbashkëta me rreth 30,000 ushtarë nga 12 vende, të cilat do të tregojnë interesin e shtuar të Berlinit për rajonin Indo-Paqësor për shkak të rritjes së tensioneve me Kinën, raportoi Reuters.
Në vitet e kaluara, Gjermania ka rritur praninë e saj ushtarake në rajonin Indo-Paqësor, i cili, sipas agjencisë britanike të lajmeve, është një vijë e hollë midis sigurisë dhe interesave ekonomike.
“Është një rajon me rëndësi të madhe për ne në Gjermani, si dhe për Bashkimin Evropian, për shkak të ndërlidhjes ekonomike,” tha shefi i Shtabit të Ushtrisë Gjermane Alfons Mais për Reuters, disa orë përpara se trupat e para gjermane të niseshin për në Australi./FolDrejt/