Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se partia që përfaqëson nuk do të votojë më asgjë në Kuvend, me qëllimin e vetëm që vendi të shkojë në zgjedhje.
Tahiri bëri me dije se nuk do t’i votojnë as marrëveshjet ndërkombëtare.
“Si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike, ne nuk do të votojmë, tani e tutje s’do t’i votojmë as marrëveshjet ndërkombëtare, e as projektligjet, as strategjitë dhe asgjë, me qëllimin e vetëm që sa më shpejt ta çojmë vendin në zgjedhje”, u shpreh Tahiri.
“Sa më shpejtë ta largojmë një qeveri të paaftë, një qeveri që tashmë ka krijuar një krizë jashtëzakonisht të madhe, një krizë të paimagjinueshme që munet me ardh Republika jonë dhe mund të ketë sanksione nga BE-ja dhe ShBA-ja, prandaj ne gjithë angazhimin tonë, potencialin tonë që e kemi, si në Kuvend, ashtu edhe jashtë do ta kemi që vendin tonë ta çojmë sa më parë në zgjedhje të jashtëzakonshme, në mënyrë që të dilet nga kriza”, shtoi më tej./FolDrejt/