Robert Lewandowski është në qendër të mediave për shkak të ardhmes së tij, i cili akoma nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë të qëndrojë te Bayern Munich, apo do të transferohert në “Camp Nou”, pasi Barcelona po këmbëngul për shërbimet e sulmuesit.
Deklarata dhe kundërdeklarata, ditët e fundit janë shumë të “nxehta” për sulmuesin polak, dhe për këtë ka folur edhe agjenti i Lewandwskit, Pini Zahavi, i cili ka zbuluar se vendimi i sulmuesit për t’u larguar nga Bayern lidhet me lojtarin që e dinte se klubi gjerman dëshironte ta zëvendësonte me Erling Haaland.
Problemi është se çfarë preferoi sulmuesi norvegjez. Ai u largua nga Dortmudi, por zgjodhi Manchester City.
“Për Lewandowskin, Bayern tashmë është histori. Ai ka mundësinë të shkojë në klubin që gjithmonë e ka ëndërruar.
Cila është arsyeja e Bayernit për të mohuar këtë mundësi? Drejtuesit e Bayernit thonë se duan ta mbajnë sulmuesin deri në vitin 2023? Po, mund ta mbajnë edhe një vit, por kjo është diçka që nuk e këshilloj. Lewandowski është një njeri inteligjent, ai e dinte se çfarë po ndodhte dhe çfarë po planifikonte Bayern.
Ai e dinte që Bayern dëshironte ta zëvendësonte me Haaland. Lewandowski dëshiron të largohet në verë dhe paratë nuk kanë rëndësi. Ai nuk ndihet i respektuar nga menaxhmenti. Bayern humbi Robertin si lojtar dhe gjithashtu si person”, shpjegoi agjenti në një deklaratë për Bild./foldrejt/