Në Prishtinë është zhdukur një vajzë. Rastin e ka raportuar në polici nëna e saj.
Ndër të tjera, nëna e saj ka treguar se vajza ka probleme psikike dhe se është e varur nga droga.
“Prishtinë, 19.05.2022 – 14:00. Ankuesja femër kosovare me datën 22.05.2022 ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Sipas ankueses vajza e saj ka probleme psikike dhe është e varur prej substancave narkotike. Njësitë relevante janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.