Mason Mount do t’i jepet një rol kyç nën drejtimin e Mauricio Pochettino në Chelsea, pavarësisht pasigurisë që rrethon të ardhmen e tij në klub.
Emërimi i Pochettinos si trajneri i ri i Chelseat është i afërt dhe argjentinasi është i etur të punojë me mesfushorin, të cilin ai e sheh si një figurë potencialisht integrale në sistemin e tij. Sipas Daily Mail, është shkalla e punës dhe aftësia teknike e Mountit në veçanti ato që kanë rënë në sy për menaxherin Pochettino.
Mountit i skadon kontrata pas 12 muajsh dhe ka pasur pak përparim në bisedimet për një marrëveshje të re. Si rezultat, klube si Liverpool dhe Bayern Munich janë interesuar për mesfushorin, dhe GOAL zbuloi se Arsenali gjithashtu ka shprehur interes për të.
24-vjeçari ka luftuar për të gjetur formën e tij më të mirë këtë sezon, ku ka kontribuar me tre gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat. Mount pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2022-2023 pas një operacioni, transmeton Fol Drejt.