Maqedonia (veriore) nuk është shteti i vetëm që ka ndryshuar emrin. Një rast i tillë në të kaluarën kishte ndodhur me Republikën Çeke (tash quhet Çekia) me Republikën Sllovake (tashmë quhet Sllovakia), kurse së fundi ndryshimin e emrit të Filipineve e kërkon presidenti Rodrigo Duterte.
Rasti i Filipineve ndryshon, pasi autoritetet kërkojnë që me ndryshimin e emrit të shmangin të kaluarën kolonialiste të vendit. Maharlika duhet të jetë emri i ri, që në gjuhën vendase do të thotë fisnikëri.
Emri i shtetit Filipine u emërua nga mbreti spanjoll Filip II.
Sipas qeverisë së tanishme të shtetit ishullor, ndryshimi i emrit ndikon në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe identitetin të tyre malay./Foldrejt.com