“Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen të vijnë si ndihmës mjekë në shtëpitë tuaja dhe të pastrojnë dhomat tuaja (duke nënkuptuar vjedhjen), atëherë ju rrethoni partinë AfD”, tha politikani i ekstremit të djathtë gjerman Andreas Winhart gjatë një tubimi partiak në 20.09.2018 në Bad Aiblingit, shkruan foldrejt.com. Ai gjithashtu në tubimet publike përdor llagëpin “niger” dhe thotë se përmes azilkërkuesve nga Afrika janë shtuar sëmundjet e tuberkulozit dhe SIDËS.
Këto komente raciste u dënuan nga shumë figura publike në Gjermani, ku edhe Prokuroria e Traunsteinit ngriti hetime. Megjithatë pa rezultate konkrete.
“Në vlerësimin ligjor të fakteve, vendimtar ishte vendimi i gjykatës kushtetuese mbi të drejtën themelore të lirisë së shprehjes, njofton më tej Shtegu.com. Prandaj, shprehjet në luftën e opinionit politik gëzojnë një mbrojtje të veçantë. Në këtë drejtim ekziston e drejta për eskalim polemik dhe provokim të qëllimshëm. Në rastin e deklaratave të dykuptimta, një kuptim i dënueshëm i deklaratës duhet të përjashtohet tërësisht, “thuhet në arsyetimin e vendimit”. Zbatimi i këtyre standardeve, vepra e nxitjes së urrejtjes nuk është konsideruar ende si e realizuar”, deklaruan nga Prokuroria e Traunsteinit.“Fakti që deklaratat janë fyese ndaj grupeve të popullsisë, nuk është e mjaftueshme për të përmbushur shkeljen e Ligjit të nxitjes së urrejtjes”, kanë deklaruar nga Prokuroria.
Lindën pyetja sesi do ishte vendimi i Prokurorisë nëse Winhart do fliste në të njëjtën formë kundër hebrenjve?/Foldrejt.com