“(Perëndimorët) kanë shpallur një luftë totale, hibride kundër Rusisë. Objektivat e tyre nuk janë të fshehta, kanë shpallur në mënyrë të hapur se duan të mbysin ekonominë ruse dhe të eliminojnë Rusinë në tërësi”, deklaroi shefi i diolomacisë ruse.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se vendet perëndimore duan ta eliminojnë Rusinë, duke theksuar se ato “kanë shpallur një luftë totale, hibride kundër Rusisë”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke folur në takimin e Fondacionit të Diplomacisë Gorchakov që u zhvillua në Moskë, Lavrov tha se politikanët në Evropë përdorin kundër Rusisë termin “luftë totale”, i cili është përdorur në “Gjermaninë e Hitlerit”.
“(Perëndimorët) kanë shpallur një luftë totale, hibride kundër Rusisë. Objektivat e tyre nuk janë të fshehta, kanë shpallur në mënyrë të hapur se duan të mbysin ekonominë ruse dhe të eliminojnë Rusinë në tërësi”, deklaroi shefi i diolomacisë ruse.
Rusia nuk mund të izolohet, theksoi Lavrov, i cili shtoi se “Kemi shumë miq, aleatë dhe partnerë në çdo vend të botës”.
Lavrov theksoi se perëndimorët po bëjnë propagandë provokuese për të ndikuar në rezolutat e Kombeve të Bashkuara.
“Shumica e vendeve të botës përveç Perëndimit, nuk duan të hyjnë në një lojë që luhet në mënyrë të njëanshme. Ndodhen nën një presion të jashtëzakonshëm”, tha Lavrov.
Duke shprehur shqetësimin e tyre për dëshirën e qeverisë ukrainase për të poseduar armë bërthamore, Lavrov deklaroi: “Po kështu në të njëjtën mënyrë, ne jemi të shqetësuar që Pentagoni ka ngritur laboratorë për të kryer programin e tij ushtarako-biologjik në Ukrainë”./FolDrejt/