Kalimi i akullit nëpër fytyrë është trendi më i ri i bukurisë.
Kjo metodë po përdoret nga ekspertët e bukurisë për trajtimin e lëkurës nëpër sallonet e ndryshme të bukurisë për shkak të efekteve të shumta pozitive që ka, transmeton Klan Kosova.
Kjo metodë e rifreskon lëkurën e fytyrës, parandalon krijimin e rrudhave, lufton aknet dhe shenjat në fytyrë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke e bërë lëkurën më të shëndetshme dhe plot shkëlqim.
Gjërat që duhet t’i dini për terapitë me akuj
Aplikojeni këtë terapi gjithmonë në fytyrë të pastër.
Vishni dorezat për t’i mbajtur kubat e akujve. Kjo mbron duart tuaja, veçanërisht nëse planifikoni ta bëni një trajtim fytyre më të zgjatur.
Mos e vendosni akulllin drejtpërdrejtë në lëkurë, pa e vendosur paraprakisht në një leckë fytyre të pastër, për ta masazhuar më pas fytyrën.
Por, mund t’i përdorni kubat e akujve drejtpërdrejtë në zonat ku keni akne apo për ta larguar ënjtjen poshtë syve.
Për ta mënjanuar djegien e lëkurës, mos aplikoni terapinë me akull në trup, për më shumë se një orë.
Mund ta dyfshoni efektivitetin e kësaj terapi kur bashkë me akull përdorni edhe tranguj, çaj të gjelbër ose hudhër.
Bën lëkurën më të butë
Çdo mbrëmje ose para se të shkoni në shtrat, provoni këtë: lani fytyrën, mbushni një qese plastike me akull dhe butësisht masazhoni fytyrën tuaj dhe zonën e qafës për rreth 3 minuta.
Për disa ditë, do të vëreni rezultate të dukshme: lëkura juaj do të bëhet më e butë dhe do të rrezatojë freski. Terapia me akull gjithashtu parandalon rrudhat dhe ju ndihmon të flini më mirë.
Largon aknet
Terapia me akuj është një nga mënyrat më të mira për të eliminuar problemet e akneve.
Lani fytyrën tuaj, mbështilleni një kub të akullit në një leckë të pastër dhe butësisht shtypeni në puçërr për 3 deri në 5 minuta. Rezultatet do t’ju habisin.
Redukton rrudhat
Kjo metodë e thjeshtë është shumë efektive: akulli përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon plakjen e parakohshme dhe rrudhat.
Ju mund të masazhoni fytyrën tuaj me akull për rreth një minutë çdo ditë para se të aplikoni grimin.
Lufton poret e hapura
Vendoseni një kub të akullit direkt mbi fytyrën tuaj për 2 ose 3 minuta.
Lehtësisht do të vini re që poret tuaja të zgjeruara dhe të hapura do të pakësohen brenda pak ditësh.
Ndihmon me sytë e fryrë (ënjtur)
Keni qarë gjatë gjithë natës dhe jeni zgjuar me sytë e fryrë? Ka shumë arsye pse sytë tuaj mund të fryhen, por mos u shqetësoni.
Akulli është shpëtimi juaj! Mbështillni dy kube akulli në një pëlhurë të butë vendosni ato mbi sytë e mbyllur dhe butësisht masazhoni zonat më problematike për 2 minuta, duke bërë lëvizje të ngadalta rrethore.
Eliminon dhjamin e barkut
Vendosni një pako akulli në barkun tuaj për 15 minuta. Hiqeni atë për 3 minuta dhe përsëriteni procedurën për një orë (maksimumi).
Akulli ndihmon në shkrirjen e yndyrës dhe përshpejtimin e metabolizmit. Por mbani mend: këto truqe japin rezultatet më të mira nëse kombinohen me një dietë të shëndetshme dhe ushtrime të rregullta.