Një lajm të hidhur ka ndarë me publikun gazetari Arsim Lani, i cili ka njoftuar se ku ka përfunduar guri përkujtimor për nënë Pashkën e cila dogji veten pasi iu kthyen mbetjet mortore të të bijve të cilët iu vranë nga forcat serbe, transmeton Fol Drejt.
Ky gur para pak kohe ishte vizituar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkaq para pak ditësh u hoq nga toka ku ishte prerë tash e sa kohë.
Kujtojmë se gurin e hoqi vetë pronari i asaj toke, ndaj të cilit pati reagim të ashpër nga profesori universitar Ag Apolloni, i cili e ka kthyer figurën e nënës Pashkë në personazh të krijimeve të tij.
“Na fal NANA PASHKE!
Guri, simbol i flijimit te nje nene per djemte e saj, perfundon ne mbeturina.”, ka shkruar gazetari Arsim Lani, përcjellë me fotografinë e gurit të nënë Pashkës./FolDrejt/