Kombëtarja kroate e futbollit do të përballet sot në orën 16:00 me Japoninë në ndeshjen e fazës së 16-të të Kupës së Botës.
Ivan Perišić mbërriti në Katar me një shans të madh për t’u bërë golashënuesi më i mirë kroat në garat e mëdha, dhe njëkohësisht golashënuesi i parë në kampionatet botërore. Deri më tani ai nuk ka shënuar asnjë gol dhe shpresojmë që Ivan ta ndryshojë këtë kundër Japonisë, shkruan media kroate N1, transmeton Fol Drejt.
Perišić ka luajtur në garat e mëdha që nga Euro 2012, dhe që atëherë ai ka shënuar nëntë gola – pesë në kampionatet botërore, katër në kampionatet evropiane.
Me golin e sotëm, Ivan do të kishte arritur një rekord të ri kroat kur të mblidhen të gjitha golat në kampionatet botërore dhe evropiane, dhe njëkohësisht do të kishte barazuar performancën e Shukerit vetëm në kampionatet botërore./FolDrejt/