…agjerimi u është bërë obligim … që të bëhëni të devotshëm (El-Bekareh,183)
Esenca e agjërimit është arritja e devotshmërisë, që llogaritet kulminacioni i besimit në Zotin e botrave. Devotshmëri dmth vendosje e një barikade mes njeriut dhe hidhërimit të Zotit. Vendosje e një muri gjigand dhe të pakalueshëm mes njeriut dhe zjarrit të xhehenemit. Vendosje e një pengese të padukshme mes njeriut dhe cytjeve të djallit të mallkuar.
Devotshmëti dmth lidhje direkte mes lutjes së robit dhe pranimit të kësaj lutje nga Zoti i tij, më shpejt sesa shpejtësia e dritës dhe më afër se damari i qafës së tij. Me pak fjalë, devotshmëria të ngren në piedestalet më të larta të Xhenetit.
Prandaj ju pyes por përgjigigjen e sinqertë jepjani vetes: të gjithë ju që synoni Xhenetin më të lartë me pretekstin e bardhësisë së zemrës suaj, si mund të imagjinoni veten tuaj brenda Parajsës nëse paraprakisht në këtë botë nuk keni agjëruar?