Përleshja e djeshme fizike në Kuvendin e Kosovës duket se ka dërguar në intervistimin e disa prej zyrtarëve të përfshirë në të, nga pozita e opozita.
Sipas burimeve të “Betimit për Drejtësi” brenda prokurorisë, deri më tani janë dëgjuar zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Ndërkaq, sipas këtij burimi, po vazhdojnë procedurat hetimore dhe pritet që të intervistohen edhe persona të tjerë, përcjell Fol Drejt.