Burime nga “Betimi për Drejtësi” brenda prokurorisë kanë bërë me dije se është arrestuar Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, gjatë një aksioni të sotëm, përcjell Fol Drejt.
Arrestimi i tij është bërë nën dyshimin për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.
Kujtojmë se Mujka ishte nënkryetar i komunës së Mitrovicës gjatë mandatit të Agim Bahtirit.
Mujka njëkohësisht ishte edhe Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.