Sporti i futbollit njihet për bashkimin e komuniteteve të ndryshme ose është sport me pasion dhe argëtues, megjithatë shpesh edhe aty triumfojnë ndjenjat nacionaliste, informon foldrejt.com.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe ndërmjet Zvicrës U-17 dhe Rusisë U-17, ku futbollistet femra janë grushtuar në fushë.
Kapitenia e Zvicrës, Ela Ljustina, goditi me shkelm nga pas një lojtare ruse, por kjo e fundit i përvishet duke e goditur fort me grusht.
Gjyqtarja e ndeshjes nxjerr të dyja me karton të kuq, ndërsa ndjekja vazhdon për disa sekonda nëpër fushë, me zviceranen Ljustina që del nga loja mes lotësh.
Ajo duhet të dorëzojë edhe shiritin e kapitenit.