E hënë, 13 Maj, 2024

Madhështia e Granit Xhakës: E trajton si shok të vërtetë djaloshin me sindromin down

Lexoni edhe..

Se Granit Xhaka nuk është vetëm futbollist i madh, por edhe një një humanist, e tregon miqësia e tij me djaloshin Julian (8), i cili është i sëmurë më sindromin down.

26 vjeçari shqiptar, është njohur me Julianin nga 2015, atëherë si kapiten në Gladbach, shkruan foldrejt.com. Në 2019, Xhaka ka sjell Julianin në Londër. Janë skena që tregon zemrën e madhe të shqiptarit nga Zvicra.

“Graniti kurrë nuk është zhdukur dhe larguar nga jeta e Julianit. Ai do ketë gjithmonë një vend special në jetën e Julianit,” thotë nëna e Julianit, Theresa. “Mes Granitit dhe Julianit është një lidhje. Jam shumë me fat, që edhe pas disa vitesh ata ruajnë kontaktet dhe Graniti e trajton si mik Julianin.”

Në anën tjetër Xhaka thotë se edhe ai “ka disa lidhje speciale me Julianin dhe se i ka qeshur gjithmonë në fytyrë. Juliani më jep mua fuqi.”

 

Bild auf Twitter anzeigen

Krahas Xhakës, Juliani ka pasur mundësi të përshendetet edhe me yjet tjera të futbollit si Mesut Ozil dhe Shkodran Mustafi.

Në përballjen kundër Southempton, Juliani ishte i ulur pranë të dashurës së Granitit, Leonita.

“Jeta është shumë e shkurtër për të menduar. Secilën ditë duhet ta shijosh, të jesh me fat, i gëzuar, pavarësisht se çfarë ndodh. Kjo është më e rëndësishmja. Julian është një pasqyrë për shumë njerëz.”/Foldrejt.com

Të ngjajshme