Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbock, ka mbërritur mëngjesin e sotëm për një vizitë në Kiev, e cila është vizita e saj e katërt në Ukrainë.
Vizita e saj nuk u njoftua për arsye sigurie, raportoi Suddeutsche Zeitung, përcjell Fol Drejt.
U tha se ata do të diskutojnë përgatitjet për dimrin e ardhshëm me zyrtarët ukrainas, fëmijët ukrainas që dyshohet se janë dëbuar me forcë në Rusi, si dhe perspektivat e Ukrainës për t’u bërë anëtare e BE-së./FolDrejt/