Futbollisti norvegjez, Erling Haaland , shënoi sërish, por nuk është aspak lajm. Sulmuesi Cityt shënoi kundër Liverpool-it për t’u bërë lojtari që kishte nevojë për më pak ndeshje për të arritur 50 gola në Premier League.
Haaland-it i nevojiteshin vetëm 48 ndeshje për një numër të tillë golash, që do të thotë se ai shënon mesatarisht 1.04 gola për paraqitje.
Para tij, rekordin e mbante sulmuesi legjendar i Manchester United, Andy Cole , i cili shënoi 50 gola në 65 ndeshje.
Në mesin e sulmuesve të tjerë të klubeve angleze, ende spikat Alan Shearer, i cili arriti të njëjtin numër golash në 66 ndeshje, ndërsa sulmuesve të Liverpool-it, Mohamed Salah dhe Fernando Torres iu deshën 72 paraqitje për të shënuar 50 gola.
Ky është vetëm një tjetër në serinë e rekordeve që Haaland theu. Sezonin e kaluar, sulmuesi norvegjez theu edhe rekordin për më shumë gola të shënuar në një sezon, kur shënoi 36 gola në 38 ndeshje./FolDrejt/