Rusia ka nisur bombardimin e rajonit lindor të Ukrainës Donetsk të shtunën, sipas guvernatorit të rajonit. Pavlo Kyrylenko tha se sipas informacioneve paraprake është raportuar një sulm me raketa në qytetin e Druzhkivka.
Ai tha se një spital, Pallati i Kulturës, ndërtesa banimi dhe një kënd lojrash janë dëmtuar. Ata janë në pritje të informacioneve për viktimat.
Rusët bombarduan gjithashtu një stacion hekurudhor në Chasovoy Yar , tha guvernatori, ku mbetën të plagosur disa persona. Gjatë natës, forcat ruse kanë sulmuar qytetin e Hirnyk, duke ndërprerë linjat e energjisë, duke plagosur dy civilë dhe duke dëmtuar ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën.
Pjesë të Svitlodarit janë gjithashtu nën zjarr.
“E vetmja rrugëdalje e saktë është evakuimi!” tha Kyrylenko në një postim në Telegram./TheGuardian/