Një grup prej 150 turistësh, mes të cilëve shtetas amerikanë dhe britanikë, po mbahen rob nga një grup indigjenësh në Peru, raporton “Independent”.
Mes të rrëmbyerve dyshohet se është një grua shtatzënë, një foshnjë një muajshe dhe disa të moshuar.
Turistët janë mbajtur rob që nga ora 10:00 e mëngjesit me kohën lokale më 3 nëntor dhe u rrëmbyen mes protestave indigjene kundër qeverisë peruane që pasuan 40 derdhje nafte në zonë, thanë për mediat peruane drejtuesit e komunitetit lokal Kuniniko./FolDrejt/