Është e kuptueshme që prindërit përpiqen ta mbrojnë fëmijën e tyre nga rreziku dhe t’i japin atij gjithë dashurinë e botës.
Megjithatë, ekziston një kufi shumë i hollë mes sjelljes mbrojtëse dhe tepër mbrojtëse, paralajmërojnë psikologët, përcjell Fol Drejt.
E gjitha varet nga veprimet e prindërve dhe nga mënyra se si ne e trajtojmë fëmijën.
Disa nga shenjat e prindërimit tepër mbrojtës përfshijnë pastrimin e rrëmujës së fëmijës suaj, shkrimin e detyrave të shtëpisë, korrigjimin e gabimeve të tij dhe mbrojtjen e fëmijës nga çdo rrezik.
Nëse po i bëni të gjitha këto gjëra, është koha të rimendoni stilin tuaj të prindërimit sepse mund të ndikojë tek fëmija juaj në mënyra të caktuara, të cilat përfshijnë:
- pamundësia për të zgjidhur problemet
- mungesa e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit
- pavendosmëri
- ankth dhe/ose depresion
- arrogancë./FolDrejt/