Oficeri i lartë i ushtrisë që dha urdhrin ishte në një autokolonë të drejtuar për në qytetin Bunia, kryeqyteti provincial i Iturit verilindor, kur incidenti ndodhi të dielën, tha ushtria në një deklaratë.
Të paktën 5 persona, përfshirë një polic, kanë humbur jetën në Republikën Demokratike të Kongos (DRC) kur ushtarët u urdhëruan të qëllonin mbi një turmë, njoftoi sot ushtria, shkruan AA.
Oficeri i lartë i ushtrisë që dha urdhrin ishte në një autokolonë të drejtuar për në qytetin Bunia, kryeqyteti provincial i Iturit verilindor, kur incidenti ndodhi të dielën, tha ushtria në një deklaratë.
Tensionet janë rritur përpara të shtënave mes një “keqkuptimi” midis trupave shoqëruese të oficerit të paidentifikuar dhe forcave të tjera të sigurisë që mbanin një bllokim rrugor, transmeton Fol Drejt.
“Një oficer i ushtrisë në gradën e kolonelit urdhëroi ushtarët të qëllonin në turmë pasi një keqkuptim ndodhi në qytetin Luna midis provincave të Kivu-s së Veriut dhe Ituri. Tre persona, përfshirë një oficer policie, u vranë në vendngjarje ndërsa dy të tjerë vdiqën në spital”, u tha gazetarëve kapiteni Anthony Mualushayi, zëdhënësi ushtarak në Kivu-n e Veriut.
Disa persona të tjerë të plagosur u dërguan në spitalet në qytetet e afërta Eringeti dhe Oicha.
Oficeri i ushtrisë është arrestuar për ndjekje penale, shtoi Mualushayi./FolDrejt/