Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov dënoi sot thirrjet e Bashkimit Evropian për të krijuar një gjykatë për krimet e luftës për shkak të veprimeve ruse në Ukrainë, duke thënë se një organ i tillë nuk do të kishte legjitimitet dhe ishte i papranueshëm për Moskën.
“Sa i përket përpjekjes për të krijuar një lloj gjykate, ajo nuk do të ketë asnjë legjitimitet dhe ne nuk do ta pranojmë, do ta dënojmë,” u tha Peskov gazetarëve, raporton Interfax, transmeton Fol Drejt.
Në përgjigje të pyetjes se si do të reagonte Kremlini ndaj veprimeve të tilla, Peskov tha se hetuesit rusë po punojnë për të zbuluar krimet e “regjimit të Kievit”./FolDrejt/