Ukraina shkarkoi zëvendëskryeinxhinierin e termocentralit bërthamor Zaporozhye, të cilin e akuzoi për bashkëpunim me forcat ruse dhe tradhti, njoftoi sot kompania shtetërore ukrainase Energoatom.
Një ditë më parë, Rusia njoftoi se inxhinieri Yury Chernichku u emërua drejtor i centralit bërthamor në Ukrainën juglindore, i cili është nën kontrollin e forcave ruse, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.