Presidenti rus Vladimir Putin mbetet i hapur për çdo kontakt që do të mundësonte arritjen e qëllimeve të “operacionit special ushtarak” me mjete paqësore, por Perëndimi nuk e ofron një shans të tillë, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Presidenti Putin ishte, është dhe do të jetë i hapur për çdo kontakt për të arritur qëllimet tona me mjete të tjera, përveç nëpërmjet një operacioni special ushtarak”, tha Peskov në një intervistë për TV Rusia 1.
Siç tha ai, vendet e Perëndimit kolektiv aktualisht nuk e ofrojnë një opsion të tillë, transmeton Fol Drejt.