35-vjeçari Lionel Messi është në kërkim të një klubi të ri. Është konfirmuar se ai do të luajë ndeshjen e tij të fundit si lojtar i PSG-së sonte. Klubet nga Arabia Saudite, si dhe Barcelona, ish-klubi i tij prej shumë vitesh, dolën si kandidatët më seriozë për të sjellë argjentinasin. Tani trajneri i Barcelonës, Xavi, foli edhe për Messin në konferencën për shtyp.
“Prioritetet janë shumë të qarta. Nuk jam i shqetësuar, jam i duruar. Do të doja që Messi të rikthehej dhe këtë nuk e them vetëm si trajner, por edhe si tifoz. Kam folur me të, tha se tani varet nga ai”, tha Xavi.
Është e qartë se Xavi dhe Messi e kanë njohur njëri-tjetrin shumë mirë që nga ditët e tyre të lojës. Ata kaluan 11 vite së bashku në ekipin e profesionistëve të Barcelonës dhe fituan trofe në gjitha garat që morën pjesë me klubin, transmeton Fol Drejt.