Zëdhënësi i Kremlinit thekson se është e rëndësishme të “bindësh” Ukrainën që të vazhdojë negociatat.
Rusia po pret që Ukraina të pranojë kërkesat për bisedimet e paqes, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar propozimin e ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinger, që Perëndimi të heqë dorë nga përpjekjet për të mposhtur Rusinë ushtarakisht në Ukrainë dhe theksoi nevojën për të bindur Kievin të kthehet për negociata, transmeton Fol Drejt.
“Ne presim që Kievi të pranojë kërkesat e Moskës dhe të kuptojë situatën de fakto, situatën reale që ekziston”, tha Peskov në një konferencë të rregullt./FolDrejt/