Forinta po i afrohet një niveli rekord të ulët kundrejt euros, duke u dobësuar me 0.8 për qind të tjera sot, pasi ra me 2.6 për qind të mërkurën. Banka Qendrore e Hungarisë ka mbajtur në seancën e sotme normën e interesit referencë në nivelin 6.45 për qind.
Çmimet e aksioneve dhe kursi i forintës në bursën e Budapestit ranë ndjeshëm pasi kryeministri Viktor Orban njoftoi vendosjen e taksave të jashtëzakonshme në të gjithë ekonominë me qëllim forcimin e buxhetit të shtetit, shkruan Bloomberg, transmeton Fol Drejt.
Aksionet e rafinerisë Mol të Hungarisë ranë gati 15 për qind sot, ndërsa aksionet e OTP Bank, huadhënësi më i madh i vendit, u fundosën me më shumë se 13 për qind në fillimin e tregtimit, por më vonë ulën humbjet./FolDrejt/