Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, tha sot se për presidentin ukrainas dhe gjithë regjimin në Kiev, vetë prania e Rusisë dhe presidentit të saj Vladimir Putin “është një problem në këtë botë”.
“Volodymyr Zelensky dhe mjedisi i tij do të ndiheshin shumë më rehat në një realitet tjetër, në të cilin as Rusia dhe as Putin nuk kanë ekzistuar kurrë”, tha Peskov, përcjell Fol Drejt.
Ai e deklaroi këtë duke komentuar deklaratat e liderëve ukrainas “se ata nuk janë të sigurt se presidenti rus është Putini i vërtetë, si dhe nëse ai është ende gjallë”./FolDrejt/