I ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se me aksionin e sotëm, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se i interesojnë vetëm konfliktet dhe lufta në Kosovë.
Siç tha ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media, me urdhër të Kurtit, Milun Milenkoviq Lune është arrestuar sot në qendër të pjesës veriore të Mitrovicës së Kosovës, edhe pse sipas Petkoviq, as ai dhe as ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, nuk kanë treguar ndonjë provë për këtë.