Eurodeputeti Matjaž Nemec tha sot, duke folur për situatën në Kosovë, se tani të gjithë presin të shohin deeskalimin nga ana e Prishtinës dhe çfarë do të bëjë kryeministri i Kosovës Albin Kurti për këtë.
“Ne duam që marrëveshja nga Ohri të zbatohet dhe të diskutojmë me të vërtetë se si të ecim përpara,” tha Nemec për Tanjug.
Duke komentuar propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për statutin e Bashkimit të Komunave Serbe, eurodeputeti tha se më interesantja dhe më e rëndësishmja është se propozimi vjen nga rajoni, pra nga një shtet fqinj./FolDrejt/