Një gjykatë në Brazil urdhëroi sot pezullimin mbarëkombëtar të rrjetit Telegram pasi shërbimi i mesazheve nuk arriti t’u sigurojë autoriteteve informacione rreth grupeve neo-naziste aktive në platformë.
Ky informacion është marrë nga Agence France-Presse nga burime në qeverinë dhe gjyqësorin brazilian.
Si pjesë e hetimit “për grupet neonaziste të pranishme në rrjetet sociale, (…) u urdhërua pezullimi i Telegramit, duke pasur parasysh se ky rrjet nuk iu përgjigj kërkesave”, tha në konferencën për shtyp ministri i Drejtësisë Flavio Dino, transmeton Fol Drejt.