Trajneri i futbollit të Milanit, Stefano Pioli ka thënë se është krenar për lojtarët e klubit të tij, të cilët fituan një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, raportojnë mediat italiane.
Milani ka luajtur mbrëmë në Napoli 1:1 me skuadrën e Napolit në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë të luajtur javën e kaluar, Milani fitoi 1:0 në shtëpi, përcjell Fol Drejt.
Pioli kujtoi ndeshjen me Rio Ave të vitit 2020, kur Milani u kualifikua në Europa League vetëm pas një gjuajtjeje më të mirë të penalltive./FolDrejt/