Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejtë Shqipërisë për të intervenuar në shuarjen e vatrave të zjarrit.
Këtë e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili theksoi se që nga fillimi i shpërthimit të zjarreve krahas operacioneve në vend ka ofruar mbështetjen e plotë për intervenim edhe në Shqipëri, raporton lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
“I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezëve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë. Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë”.
“Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje, kam marrë siguruar homologun tim , ministrin Peleshi, se vullneti im për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës më në krye kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani”.
Nisjen e trupave të FSK-së e ka autorizuar edhe Komandatja Supereme, Vjosa Osmani-Sadriu.
“Së bashku jemi më të forte në kohë të vështira me vëllezërit e motrat tona!” është shprehur mes tjerash Mehaj.