Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është plagosur lehtë nga të shtënat me armë zjarri sot, kur autokolona me të cilën po udhëtonte u sulmua në lindje të vendit, raportojnë mediat lokale.
Sipas policisë, sulmi ndodhi në distriktin Wazirabad të provincës lindore Punjab, ku Khan po udhëtonte me një kolonë të madhe kamionësh dhe makinash të drejtuar për në kryeqytetin Islamabad, si pjesë e fushatës së tij për të detyruar qeverinë të mbajë zgjedhje të parakohshme.
Një udhëheqës i lartë i partisë së Khan, Asad Umar, tha se një sulmues i armatosur hapi zjarr ndaj kolonës së makinave në të cilën ndodhej ish-kryeministri Khan, duke e plagosur lehtë atë dhe disa nga mbështetësit e tij, raporton AP, transmeton Fol Drejt.