Një person ka përfunduar i plagosur dhe një tjetër është therur me thikë në Prishtinë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:17, përcjell Fol Drejt.
“Dy meshkuj kosovarë janë dërguar në emergjencë pasi dyshohet se njëri ishte plagosur me amë zjarri dhe tjetri kishte lëndime nga mjeti i mprehtë thikë. Sipas tyre incidenti ka ndodhur pasi janë sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati. Viktimat gjenden në QKUK për tretman mjekësor dhe janë duke u siguruar nga njësitë policore. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/