Nëntë persona, mes tyre edhe gjashtë të mitur janë rrahur në Drenas.
Rasti ka ndodhur me datën 24 nëntor, rreth orës 23:16, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24-orësh, rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje në një lojë biliardo.
Si pasojë e përleshjes, tre nga të dyshuarit kanë marrë lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, tre nga të dyshuarit janë arrestuar e dërguar në mbajtje për 24-orë./FolDrejt/