Një rast i zjarrvënies dhe dëmtimit të pronës private është raportuar në polici.
Rasti ka ndodhur në komunën e Prizrenit, me datën 25 nëntor, rreth orës 02:35, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24-orësh, ankuesi mashkull, pronari i lokalit e ka raportuar rastin në polici.
Ai i ka treguar policisë se persona të panjohur deri më tash, ia kanë thyer një xham të lokalit.
Të njëjtit, me një shishe qelqi të mbushur me lëndë djegëse kanë tentuar t’ia vënë flakën lokalit të tij.
Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar./FolDrejt/