Policia ka ndaluar një furgon në bjeshkën e Moknes në Istog.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 10:00, transmeton Fol Drejt.
Gjatë kontrollit është vërejtur se në furgon janë 19 kafshë të imta (edha) të cilat nuk kishin të vendosura martikulat dhe për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumente përcjellëse.
Lidhur me rastin janë njoftuar zyrtarët e AUV-it si, kafshët mbesin nën përkujdesjen e të dyshuarit./FolDrejt/