Gjatë orëve të paradites së djeshme është raportuar në Policinë e Kosovës, për një rast të vdekjes së dyshimtë.
Rasti sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ka ndodhur në Klinë, transmeton Fol Drejt.
Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
Rasti në procedurë hetimore./FolDrejt/