Rreth mesditës së djeshme, ka ndodhur një rast në fshatin Lebanë në qytetin e Prishtinës.
Fol Drejt, kupton se dy viktimat ishin kërcënuar nga një person.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosë me armë dy viktimat meshkuj kosovar derisa ata kishin qenë duke prerë dru në pyll. Nga i dyshuari njësiti policor ka sekuestruar një pistoletë lodër të cilën dyshohet se e kishte përdorë në rast dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedur të rregullt”, thotë policia në raport./FolDrejt/