Kylian Mbappe e Karim Benzema shkëmbyen disa fjalë pak para ndeshjes së zhvilluar mes PSG-së dhe Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Të dy futbollistët u panë në humor të mirë teksa bisedonin njëri me tjetrin. Ishte Mbappe ai që e pyeti i pari: “Si jeni? Nuk jeni të lënduar?”. Benzema përgjigjet: “Pak po”. Mbappe: “Gënjeshtar, shko!”. Benzema: “Ti je një i çmendur”.
Normalisht e gjithë kjo ka qenë humor pasi të dy futbollistët gëzojnë raport shumë të mirë mes vete, normalisht duke mos harruar që të dy kanë kombësi të njëjtë./FolDrejt/
What are Kylian Mbappe and Karim Benzema talking about here? 👀#UCL pic.twitter.com/Fe3cq6BqYp
— Football on BT Sport (@btsportfootball) February 15, 2022