Po vazhdon seanca e sotme në Gjykatën Speciale në Hagë në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dëshmitarja e parë e kësaj gjykate është grua, por që nuk dihet asnjë informacion për të pasi është shfaqur nën masa të rrepta mbrojtëse. Asaj i është fshehur identiteti dhe i është ndryshuar zëri, transmeton Fol Drejt.
Dëshmia e kësaj dëshmitareje anonime për publikun është duke u zhvilluar në seancë të mbyllur. Ndërsa, gjykatësi, ndër të tjera, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave pritet të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve, ku mundësitë për pyetje janë paraparë nga prokuroria së pari e pastaj nga mbrojtja, nëse kanë pyetje.
Avokati i ish-presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq ka kërkuar 14 orë kohë në dispozicion për t’i bërë pyetje dëshimtares së parë, transmeton Fol Drejt.