Trajneri i futbollit të Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë pas ndeshjes me Girona se është i shqetësuar se si ekipi i tij do ta fitojë titullin këtë sezon, transmeton AS spanjolle.
Lojtarët e Barcelonës dhe Gironas kanë barazuar mbrëmë në kuadër të xhiros së 28-të të La Ligës spanjolle. Barcelona aktualisht është lider në tabelë me 13 pikë më shumë se Reali, i cili ndodhet në pozitën e dytë, përcjell Fol Drejt.
“Nuk jam i shqetësuar për Lewandowski dhe gabimet e tij. Jam i shqetësuar se si do ta fitojmë titullin. Ne luajtëm mirë kundër Girona. Nuk ishim të suksesshëm para portës, por mendoj se merituam më shumë se një pikë. “Kemi 13 pikë përpara, por kanë mbetur edhe dhjetë ndeshje. Megjithatë, në fillim të sezonit do të kishim nënshkruar me gjak për të qenë në këtë pozicion në këtë moment”, përfundoi Xavi./FolDrejt/